Me Politikën e privatësisë do ju sqarojmë ku dhe si ruhen të dhënat personale të të gjithë konsumatorëve të regjistruar në faqen tonë të internetit. Kjo politikë e privatësisë i referohet vetëm faqes www.matstar.mk dhe nën-domenët tjerë. Në qoftë se ekziston një link që do t’ju lidh me faqe tjera, ne nuk bartim asnjë përgjegjësi sa i përket mbrojtjes së të dhënave tuaja personale të cilën e sigurojnë ato faqe interneti.

Çdo përdorues gjatë regjistrimit dhe blerjes, deklaron se është i njoftuar dhe pajtohet me politikën tonë të privatësisë.

Në qoftë se regjistroheni, të gjitha të dhënat personale që do t’i futni përmes formës së regjistrimit, do të shfrytëzohen për nevojat e dërgesës së prodhimit, realizimit të pagesës, si dhe për reklamimin e prodhimeve dhe shërbimeve që ne i sigurojmë, në qoftë se e keni zgjedhur këtë opsion, ato ruhen në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nuk iu zbulohen palëve të treta.

Informacionet të cilat na duhen për t’ju regjistruar me qëllim bërjen e porosive janë: Emri dhe mbiemri: e-mail, Adresa për dërgesën e porosisë dhe kontakt telefon.

Të dhënat që i grumbullojmë dhe i ruajmë, nuk do të shpallen, shiten ose dorëzohen palës së tretë përveç organeve kompetente në pajtueshmëri me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë.
Matstar e ruan të drejtën për të shfrytëzuar adresat IP dhe të dhënat tjera të përdoruesve me qëllim zbulimin e identitetit të tyre në rast të zbatimit të ligjit ose procedurave ligjore.

Në çdo moment mund të bëni ndryshimin, përditësimin ose korrigjimin e të dhënave dhe informacioneve tuaja të pasakta.

Mat Star ka miratuar politikën e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, me çfarë e demonstron përkushtimin e kompanisë sonë drejt mbrojtjes së privatësisë së klientëve. Me përjashtim të të dhënave të natyrës financiare, të gjitha informacionet që i grumbullojmë nga uebfaqja shërbejnë vetëm për nevojat tona (ndërlidhjen me përdoruesit, mbikëqyrjen e porosive, etj.) dhe të njëjtat nuk i shpalosen palëve të treta. 

Personat e mitur nuk guxojnë të japin të dhëna personale pa miratimin e prindërve ose kujdestarëve të tyre, dhe zotohemi se nuk do të grumbullojmë ose shfrytëzojmë qëllimisht të dhëna nga persona të mitur. I ndërmarrim të gjitha masat e mbrojtjes së të dhënave personale të konsumatorëve me qëllim minimizimin e rrezikut nga qasja e paautorizuar dhe keqpërdorimi i të njëjtave.

Lidhje të dobishme:

- Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale